top of page
Rechercher

Cheescake ose biskota me nutela

  • kuzhinashqiptare
  • 17 nov. 2015
  • 1 min de lecture

Përbërësit:

Biskota të thata 250 gr Gjalpë 80 gr Djath kremoz filadelfia 320 gr Nutella 5 lugë + një sasi për dekorimin e tortës Sheqer pluhur sipas preferencës Pana 400 gr

Përgatitja:

Grini biskotat në mikser dhe bashkojini me gjalpin e shkrirë më parë. Masën vendoseni në një bazë tortash. Ushtroni pak forcë në mënyrë që mielli biskotave me gjalpin të unifikohen dhe të formohet një bazë e fortë. Vendoseni në frigorifer. Në një enë, përzieni djathin filadelfia me sheqerin pluhur dhe më pas shtoni nutelën. Në fund shtoni panën dhe rrihini fort deri sa të përftoni një masë jo të lëngshme. Hidheni mbi bazën e biskotës dhe lëreni sërish në frigorifer për një natë. Në mëngjes, mund të dekoroni me krem çokollate sipas dëshirës.

Biskota me nutella Përbërësit: 1 lugë stika pishe 10 gr lajthi të pjekura 20 gr gjalpë 2 fletë brumë të gatshëm ëmbëlsirash (brumë sfoliat) 2-3 lugë nutella

Përgatitja:

Piqni stikat e pishës bashkë me lajthitë e thërrmuara në një tigan që nuk ngjit. Përzieni deri sa të marrin ngjyrë të artë. Në një tjetër enë shkrini gjalpin. Hapni petët në një tavolinë pune dhe lyejini me gjalpë. Një variant është që t’i jepni formën e tartës duke vendosur brenda të gjithë përbërësit dhe duke e mbuluar me petën tjetër. Ndryshe, në secilën nga petët shtoni mbushjen dhe jepini formë rrethore. Piqini për rreth 10 minuta.


 
 
 

Comments


Follow Us

Postime te tjera

  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square

© 2023 par Faux-Filet. Créé avec Wix.com

  • w-facebook
  • Twitter Clean
  • w-googleplus
bottom of page