Groshë me suxhuk
- kuzhinashqiptare
- 9 nov. 2015
- 1 min de lecture

Përbëresit për Groshë me suxhuk
500 gr groshë,
400 gr suxhuk,
1 qepë e madhe,
3 thelpinj hudhre,
1 lugë e rrafshuar miell,
Pure domatesh,
Kripë,
Piper,
Majdanoz,
Vaj.
Udhëzime
Grosha pastrohet,lahet,mbushet ena me ujë të ftohtë,mbulohet dhe kështu qëndron tërë natën.Vala e parë derdhet,hidhet ujë i nxehtë dhe vihet grosha të zihet në zjarr të ngadaltë.Pasi të jetë zbutur,por jo edhe të çahen kokrrat, groshës i shtohen qepa dhe hudhrat e fërguara me pak miell,ku shtohen një lugë specall dhe majdanoz i grirë hollë.Kriposet,piperoset,përzihet me kujdes dhe në enë dheu hidhet gjysma e groshës.Mbi groshë hidhen 3-4 lugë pure domatesh, e mbi domate radhitet suxhuku i prerë dhe në fund pjesa tjetër e groshës.Futet në furrë të nxehtë gjersa të shteret lëngu.
Comentarios