Rechercher
Përpeq i zbuluar
- kuzhinashqiptare
- 8 nov. 2015
- 1 min de lecture

Përbërsit për Përpeq i zbuluar
700 gr miell,
Ujë,
Kripë,
1 lugë vaj,
300-500 gr djathë,
100-150 gr mazë,
2-3 vezë,
1/2 lugë miell misri.
Udhëzime
Varësisht nga madhësia e tepsisë,ulet brumi me ujë të vakët,kripë dhe 1 lugë vaj.Ndërkohë,djathi troshitet,i shtohen maza,vezët ,½ lugë miell misri dhe të gjitha përzihen mirë.Ngjeshet brumi dhe tëhollohet.Vihet në tepsi të lyer me yndyrë dhe mazë,kurse skajet depërtojnë përtej tepsisë.Mbi petë shtrihet djathi i përgatitur me përbërësit e tjerë,kurse skajet e petës palosen nga brenda.Mesi mbetet i zbuluar.Nxehet furra në 250 gradë C, futet tepsia,pastaj ulet temperatura në 200 gradë C. Piqet për 30-40 minuta.Në disa fshatra,mesi i përpeqit ngjyhet me bukë të nxehtë mrume.
Comments