Trofta të Marinuara
- kuzhinashqiptare
- 6 nov. 2015
- 1 min de lecture

Përbërësit për Trofta të Marinuara
6 trofta nga 300-400 gr.
Piper
Specall
Vaj
Verë e zezë
Hudhër
Majdanoz
Limon
Udhëzimi
Troftat pastrohen, lahen dhe teren me letër kuzhine. Kriposen nga të gjitha anët. Në masën e vajit hidhet, verë, piper, specall, pak uthull, fletë dafine dhe kjo përzierje hidhet mbi peshqi. Peshqit e marinuar qëndrojnë në vend të freskët 4-5 orë, pastaj vendosen në tepsi ku do të piqen. Lëngu i marinimit hidhet mbi peshqit dhe futen në furrë të nxehtë me temp.200 gradë C për tu pjekur për 20-25 min. Në enë salce hidhet vaj ulliri,uthull,majdanoz të grimcuar dhe hudhër e shtypur. Kjo masë hidhet mbi peshk të pjekur. Shërbehen me rizhoto të përgaditur me fruta deti ose patate të ziera e sallatë të gjelbërt.


Comments