top of page
Rechercher

Receta se si të përgatisim akullore në shtëpi

  • kuzhinashqiptare
  • 2 nov. 2015
  • 2 min de lecture

Përbërësit për akullore në shtëpi

250ml qumësht,

250ml pana për ëmbëlsira,

100gr çokollatë të zezë,

100gr sheqer,

2 të verdha vezësh,

1 lugë miell.

Përgatitja: për akullore shtëpije

Vendosim një tenxhere çeliku (jo alumini!) në akull.

Si fillim, vëmë çokollatën e zezë për t’u shkrirë në një enë në zjarr të ngrohtë.

Ndërkohë ziejmë qumështin bashkë me miellin për disa minuta duke i përzierë vazhdimisht derisa të formohet një përbërje kremoze jo shumë e trashë. E heqim nga zjarri, shtojmë dalëngadalë çokollatën e shkrirë duke vazhduar përzierjen me kujdes, mbulojmë sipërfaqen me letër alumini në mënyrë që të mos zërë një shtresë të holla dhe e lëmë përbërjen të ftohet në temperaturë ambienti.

Rrahim me ndihmën e një mikseri të verdhat e vezëve me sheqerin për disa minuta derisa të përftojmë një masë me ngjyrë të hapur.

Kur përbërja me çokollatë të jetë ftohur, shtojmë në tenxhere edhe vezët me sheqerin duke i përzierë mirë dhe i vendosim të gjitha në zjarr shume të ngadaltë.

Në këtë fazë duhet të përftojmë një krem të cilin e lëmë të ftohet përsëri dhe vetëm kur të jetë ftohur plotësisht, shtojmë panën për ëmbëlsira duke e rrahur edhe për pak minuta me mikser.

E hedhim kremin në tenxheren e çelikut që kemi vënë paraprakisht në akull dhe ky është momenti kyç i të gjithë procedurës. Akullorja duhet të përzihet të paktën 6 herë në 3 orë, pra çdo 30 minuta për 3 orët e para, në mënyrë që të thyhen kristalet e akullit që formohen në fillim, të ngrijë uniformë dhe të qëndrojë kremoze. E lëmë në frigorifer edhe për 5 orë të tjera apo më mirë gjithë natën. Kuzhina shqiptare.


 
 
 

תגובות


Follow Us

Postime te tjera

  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square

© 2023 par Faux-Filet. Créé avec Wix.com

  • w-facebook
  • Twitter Clean
  • w-googleplus
bottom of page