top of page
Rechercher

Kek me portokalle

  • kuzhinashqiptare
  • 2 nov. 2015
  • 1 min de lecture

Përbërësit për kek me portokalle

40 gr portokalle me cipë të hollë

200 gr bajame të grira

150 gr sheqer

40 gr miell

6 vezë

2 lugë maja ëmbëlsirash

Vanilje Mbulesa:

20 gr gjalpë

120 gr kuverturë

1 lugë pana

Përgatitja për kek me portokalle

Lajmë portokallet dhe i vendosim në një tenxhere.

Mbulojmë me ujë të ftohtë të mjaftueshëm dhe ziejmë në zjarr mesatar për rreth 2 orë, deri sa të zbuten. Pasi ftohen në ujin e zierjes, kullojmë dhe presim në copa duke hequr farat. Grijmë portokallet në mixer dhe në purenë e krijuar shtojmë vezët dhe sheqerin. Më pas edhe bajamet, miell, maja duke përzier me kujdes sa të bëhet një masë homogjene. Lyejmë tepsinë me gjalpë dhe hedhim përzierjen.

Pjekim 60 min në furrë të parangrohur në 180 gradë. Më pas e heqim nga forma dhe e lëmë të ftohet. Mbulesa: Shkrijmë në banjëmari çokollatën kuverturë të copëzuar, shtojmë gjalpë dhe pana. E shtrojmë mbi kek ende të ngrohtë dhe pasi ngrin zbukurojmë me feta portokalli dhe bajame të grira.

Ju bëftë mirë!


 
 
 

Komentarze


Follow Us

Postime te tjera

  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square

© 2023 par Faux-Filet. Créé avec Wix.com

  • w-facebook
  • Twitter Clean
  • w-googleplus
bottom of page