top of page
Rechercher

Mish qengji me mango

  • kuzhinashqiptare
  • 1 nov. 2015
  • 1 min de lecture

Perbersit Mish qengji me mango

4 fileto qengji

1 mango

1 spec të kuq

2 kokrra qepë

1 kokërr limon

majdanoz

vaj ulliri

kripë dhe piper

Përgatitja:

Marrim filetot e mishit dhe i marinojmë me kripë, piper dhe vaj. I skuqim në një tigan kundra ngjitjes për rreth 3 minuta nga dyja anët.Presim hollë specin, qepën, majdanozin dhe lëkurën e limonit dhe i vendosim në një enë. Mangon e presim me kubikë të vegjël dhe ia shtojmë lart. Hedhim pak kripë dhe lëngun e limonit.Në një tavë vendosim mishin e qengjit dhe lart shtojmë përbërësit e tjerë. E vendosim në furrë në 180 gradë, me pak ujë në mënyrë që të mos ngjisë.


 
 
 

Comments


Follow Us

Postime te tjera

  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square

© 2023 par Faux-Filet. Créé avec Wix.com

  • w-facebook
  • Twitter Clean
  • w-googleplus
bottom of page